image Guvernatori i BQK-së: Me rritjen e çmimeve për sigurimin e automjeve e kemi shmangur shkeljen e ligjit

Kosovë

Arsyetimi/ Guvernatori i BQK-së: Me rritjen e çmimeve për sigurimin e automjeve e kemi shmangur shkeljen e ligjit

news image

Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku është munduar që ta arsyetojë vendimin për rritjen prej 26% të çmimeve për sigurimin e automjeteve.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se ata kanë marrë parasysh disa faktorë para se ta marrin këtë vendim, i cili nuk u prit aspak mirë nga vozitësit, shkruan Gazeta Sinjali.

Mehmeti, madje ka thënë se me vendimin për rritjen e çmimeve të sigurimit të automjeteve, BKQ ka evituar një shkelje ligjore.

“Edhe pse ka qenë kërkesë ligjore që çdo vit të bëhet rishikimi i tarifave, asnjëherë s’ka ndodhur nga viti 2001 deri më tani. Ne këtë vit e kemi shmangë një shkelje ligjore. Ka qenë obligim ligjor”, ka thënë fillimisht Mehmeti.

Sipas tij, janë një sër faktorësh që kanë ndikuar që çmimet e sigurimit të automjeteve të ndryshojnë kaq radikalisht.

“Faktorët që i kemi marrë parasysh para marrjes së këtij vendimi janë rritja e numrit të dëmeve, rritja e vlerës së pagesës së dëmeve, posaqërisht për automjetet e kategorisë së parë. Pastaj rritja e shumës së detyrueshme minimale per sigurimin për kontraktimin e sigurimit të autopërgjegjësisë, e cila me hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë është rritë nga 300 mijë në 1 milion dhe çmimi ka mbetë i njëjtë. Pastaj kemi marrë për bazë shkallën e inflacionit që nga viti 2002 deri më 2018, mesatarja e së cilës është 30%. Si rezultat i këtyre zhvillimeve dhe të tjera është  marrë vendimi, me kërkesë të vazhdueshme të kompanive të sigurimit”, ka thënë Mehmeti.

Ai tregoi se kompanitë e sigurimeve kishin kërkuar rritje edhe më të lartë të çmimeve, mirëpo, sipas Mehmetit, BQK-ja nuk

“Së fundi ne kemi pranuar një kërkesë nga kompanitë e sigurimeve që sigurimi të rritet në 36.56%. Mirëpo, pasiqë e kemi analizuar këtë kërkesë autoriale, ne e kemi refuzu marrë parasysh se e kemi parë që nuk i ka disa elemente që është dashur t’i kenë në konsideratë. Me qëllim që të jemi në mbrojtje të policmbajtësve ne e kemi marrë si bazë shkallën e inflacionit me masatare rreth 30%”, shtoi Mehmeti.

Vendimi për rritjen e çmimeve për sigurimin e automjeteve në prej 26%, ka hyrë në fuqi nga 15 nëntori i këtij viti.

Përveç protestave, kundër këtij vendimi të BQK-së janë nisur edhe peticione në formë elektronike, të cilat pritet t’i dërgohen BQK-së. /Gazeta Sinjali/