image Guri disa tonësh bie nga mali dhe shemb shtëpinë në Shëngjin (VIDEO)

Shqipëri

Guri disa tonësh bie nga mali dhe shemb shtëpinë në Shëngjin (VIDEO)

news image

Një gur disa tonësh ka rënë nga mali mbi një shtëpi në Shëngjin, por fatmirësisht brenda saj nuk kishte njerëz.

Guri ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë, duke e ndarë atë mes përmes pasi është futur brenda.

Rënia e këtyre gurëve masive shkëmborë ka rrezikuar edhe jetën e banorëve që jetojnë aty, por edhe që kalojnë pranë kishës në këtë zonë, raporton abcnews.al.

Rrëshqitja e gurëve është një fenomen i përvitshëm, por ka munguar ndërhyrja sipas studimeve të kryera nga gjeologët. Ngjarje të tilla janë të përsëritura, sidomos gjatë dimrit për shkak edhe të motit të keq./GazetaSinjali/