image Guardiola tregon nëse do të kthehet te Bayerni

Futboll

Sport/ Guardiola tregon nëse do të kthehet te Bayerni

news image

Pep Guardiola e pranon se ishte jashtëzakonisht i lumtur te Bayern Munich, por insiston se do t’i shkojë deri në fund kontratës që ka nënshkruar me Manchester Cityn. Emri i trajnerit spanjoll është lakuar për një transferim të mundshëm në krye të bankinës së kampionëve në fuqi të Gjermanisë, pas shkarkimit të Niko Kovac në fillim të këtij muaji.

Guardiola është nën kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2021, ndërsa në drejtimin e Bayernit, gjatë periudhës 2013-2016 fitoi 7 trofe. I pyetur mbi një rikthim të mundshëm te Bayern, trajneri i Manchester Cityt, për “Sky Sports”, ka thënë: “Kur këto gjëra shfaqen, a është media, apo klubet ato që i bëjnë jehonë? Nuk e dimë. Mund të jetë dikush dhe më pas njerëzit e marrin të mirëqenë. Mua më pëlqejnë shumë njerëzit te Bayern. Isha jashtëzakonisht i lumtur aty, por ata e dinë që unë jam një tip që i respektoj ato që firmos”.

“Në futboll, kur nuk arrin rezultatet mund të shkarkohesh, por në këtë rast, nëse Manchester City më dëshiron, atëherë edhe unë dua të qëndroj. Nuk ka rëndësi nëse Bayern do të më dojë ose jo në të ardhmen”.

“Dashuria ime për qytetin, klubin dhe njerëzit që kam takuar aty është e jashtëzakonshme. Është e njëjta gjë edhe te Barcelona, sepse është shtëpia ime, por e njëjta gjë ndodhi edhe këtu. Kam shumë gjëra për të bërë”, deklaroi Guardiola.