image Guardiola shfaq pakënaqësinë për këtë sezon

Futboll

Guardiola shfaq pakënaqësinë për këtë sezon

news image

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se ai nuk e ka shijuar sezonin 2020/21 për shkak të orarit shumë të ngjeshur të ndeshjeve që duhej zhvilluar, raporton Sinjali Sport.

Klubet evropiane është dashur të futen në një orar të stërmbushur për të përfunduar sezonin aktual para sezonit të ri që fillon në shtator për shkak të pandemisë Covid -19.

Pavarësisht se City është në prag të fitimit të titullit të tretë në Premier Ligës brenda katër viteve dhe afër arritjes në finale të Ligës së Kampionëve, Guardiola ka pranuar zhgënjimin e tij për shkak të orarit shumë të ngjeshur.

“Nuk mund të them se e shijova këtë sezon për shkak të numrit shumë të madh të ndeshjeve që duhej t’i zhvillonim. Truri ndonjëherë ka nevojë për pushim. Truri ka nevojë për pushim për të shijuar jetën.”, tha Guardiola për “talkSport”.

“Çdo ditë stërvitje, çdo tre ditë ndeshjen është bërë një rutinë monotone. Më pëlqen puna, por do të doja të pushoja trurin tim për të shijuar më shumë gjithashtu.”

“Tani, ne do të shkojmë një hap më afër titullit kampion tri herë brenda katër viteve të fundit në Premier League. Ne do të luajmë një për lojë të realizuar në ëndërr, për të bërë diçka siç nuk e kemi bërë kurrë më parë.”, përfundoi Guardiola.

Nga ana tjetër, City ka një epërsi prej 2-1 ndaj Paris Saint-German, nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Sinjali Sporti/