image Guardiola: Për të eliminuar Real Madridin duhet të luash më shumë se dy ndeshje

Futboll

Guardiola: Për të eliminuar Real Madridin duhet të luash më shumë se dy ndeshje

news image

Manchester City do ta vizitojë Real Madridin në Bernabeu në ndeshjen kthyese të mërkurën mbrëma.

Ndeshja e parë në Angli përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të anglezëve.

Pep Guardiola ka dhënë deklaratën e tij në konferencën për shtyp duke folur për mungesat dhe gjasat e tyre për të arritur në finale.

Walker është stërvitur , ai do të udhëtojë me ne dhe ne do të vendosim nesër nëse do të luajë. Jam i lumtur që është kthyer, ai do perpiqet te jetë aty. Joao [Cancelo] nuk është jashtë, po shkon mirë dhe  Kyle do të shohim si zgjohet, do duhet te vleresohet.

Më pas trajneri kthehet në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar: “Duhet të mësojmë nga përvoja. Mund të bëjmë të njëjtat gabime, por është krejtësisht ndryshe, është e vështirë të krahasohet me sezonin e kaluar.

“Fakti që kemi qenë mjaft shpesh në vitet e fundit, kemi qenë këtu dhe kemi bërë mirë është mirë. Por nuk është një garanci për të luajtur mirë“, u shpreh spanjolli.

Trajneri i Cityt analizon më pas kundërshtarin e tij, Real Madridin e Carlo Ancelottit.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jemi dy skuadra të mira, e pamë një javë më parë. Ata janë kampionë në Spanjë  dhe ne po përpiqemi të jemi kampionë. këtu në Angli. Ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Ndeshja e kaluar ka përfunduar, janë 180 minuta. 

Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi. Le të shkojmë në Madrid për këtë. Djemtë e mi janë të gjithë gati të provojnë.

“Ancelotti? Unë e admiroj atë, ai ka qenë në të gjithë botën, në vende të mëdha futbolli dhe në ekipe fantastike. Gjithmonë tepër i ashpër, me futboll të bukur. Përveç asaj, ai është një person i jashtëzakonshëm, gjithmonë i qetë, ai kontrollon në mënyrë të përsosur emocionet e tij. Për mirë apo për keq, ne gjithmonë e dinim se do të ishin më shumë se dy ndeshje. Etihad dhe Bernabeu. Për të eliminuar Real Madridin duhet të luash më shumë se dy ndeshje”, përfundoi Guardiola.

/GazetaSinjaliSport/