Manchester City do ta vizitojë Real Madridin në Bernabeu në ndeshjen kthyese të mërkurën mbrëma.
Ndeshja e parë në Angli përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të anglezëve.
Pep Guardiola ka dhënë deklaratën e tij në konferencën për shtyp duke folur për mungesat dhe gjasat e tyre për të arritur në finale.
“Walker është stërvitur , ai do të udhëtojë me ne dhe ne do të vendosim nesër nëse do të luajë. Jam i lumtur që është kthyer, ai do perpiqet te jetë aty. Joao [Cancelo] nuk është jashtë, po shkon mirë dhe Kyle do të shohim si zgjohet, do duhet te vleresohet.
Më pas trajneri kthehet në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar: “Duhet të mësojmë nga përvoja. Mund të bëjmë të njëjtat gabime, por është krejtësisht ndryshe, është e vështirë të krahasohet me sezonin e kaluar.
“Fakti që kemi qenë mjaft shpesh në vitet e fundit, kemi qenë këtu dhe kemi bërë mirë është mirë. Por nuk është një garanci për të luajtur mirë“, u shpreh spanjolli.
Trajneri i Cityt analizon më pas kundërshtarin e tij, Real Madridin e Carlo Ancelottit.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jemi dy skuadra të mira, e pamë një javë më parë. Ata janë kampionë në Spanjë dhe ne po përpiqemi të jemi kampionë. këtu në Angli. Ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Ndeshja e kaluar ka përfunduar, janë 180 minuta.
“Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi. Le të shkojmë në Madrid për këtë. Djemtë e mi janë të gjithë gati të provojnë.
“Ancelotti? Unë e admiroj atë, ai ka qenë në të gjithë botën, në vende të mëdha futbolli dhe në ekipe fantastike. Gjithmonë tepër i ashpër, me futboll të bukur. Përveç asaj, ai është një person i jashtëzakonshëm, gjithmonë i qetë, ai kontrollon në mënyrë të përsosur emocionet e tij. Për mirë apo për keq, ne gjithmonë e dinim se do të ishin më shumë se dy ndeshje. Etihad dhe Bernabeu. Për të eliminuar Real Madridin duhet të luash më shumë se dy ndeshje”, përfundoi Guardiola.