image Guardiola pas ndeshjes: Kam respekt të madh për Klopp, por ndeshjen tjetër do të tentoj ta mposht atë

Futboll

Guardiola pas ndeshjes: Kam respekt të madh për Klopp, por ndeshjen tjetër do të tentoj ta mposht atë

news image

Manchester City dhe Liverpool u ndanë me rezultat të barabartë në derbin e xhiros së 31-të.

Golashënuesit për Man Cityn ishin Kevin De Bruyne e Gabriel Jesus, gjersa për Liverpool shënuan Diogo Jota e Sadio Mane, shkruan Sinjali Sport.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola ka komentuar rreth ndeshjes, ku ka folur edhe për trajnerin kundërshtar, Jurgen Klopp.

“Kam shume respekt për Jurgen. Ai më ka bërë menaxher më të mirë. Ne nuk jemi shokë, nuk dalim për dreke së bashku. E kam numrin e tij por nuk e telefonoj. Aty ka respekt por ai e di që të shtunën tjetër unë do të tentoj ta mposht atë. E admiroj shumë Liverpoolin”, është shprehur ai.

Man City mbetet lider i tabelës me 74 pikë, një më shumë sesa Liverpool.

/GazetaSinjaliSport/