image Guardiola me plan bombastik për sezonin e ardhshëm

Futboll

Guardiola me plan bombastik për sezonin e ardhshëm

news image

Dështimi i Manchester Cityt në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat për ta fituar trofeun e shumë kërkuar, nuk është pritur mirë as nga trajneri Pep Guardiola e as nga pronarët e klubit, përcjell Sinjali Sport.

Milionat e shpenzuara viteve të fundit ende nuk e kanë sjellë rezultatet e kërkuara përkundër trofeut të titullit kampion në Premierligë.

Gjithsesi, pas ndeshjes, Guardiola para mediave tha se tani do të pushojnë dhe do të kthehen më të fuqishëm vitin tjetër dhe do ta synojnë sërish titullin e më të mirit në Evropë.

Sipas  “Goal.com” që kanë bërë një analizë të asaj se cila do të jetë strategjia e Cityt në merkato dhe nuk përjashtohen shitje dhe blerje të mëdha.

Deri më tani janë konfirmuar largimet e Sergio Agueros, Eric Garcias, ndërsa emra të tjerë që mund të largohen janë Aymeric Laporte, Benjamin Mendy dhe Raheem Sterling.

Sa i përket blerjeve, freskimi i sulmi është objektivi i parë. Harry Kanë i Tottenhamit është dëshira e madhe, por nuk duket e lehtë shpenzimi i mbi 100 milionë eurove, aq sa kërkon Tottenhami për shërbimet e tij.

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku është një mundësi, derisa Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se nuk do ta shes norvegjezin Erling Haaland.

Për mesfushën, emri i pëlqyer është Jack Grealish i cili mund të luaj në ato pozita që ka nevojë më së shumti Citizens.

Këto janë planet e Pep Guardiolas për ta nisur sa më fuqishëm sezonin e ri garues 2021/22. /Gazeta Sinjali Sporti/