Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur para ndeshjes së radhës ndaj RB Leipzigut.
“Qytetarët” tashmë kanë siguruar kualifikimin për fazën tjetër, derisa do zhvillojnë përballjen ndaj klubit gjerman për të mbajtur vendin e parë.
Por, tekniku spanjoll thotë se nuk do luajnë në këtë takim për pikë, mirëpo vetëm për të bërë stërvitje dhe festuar kualifikimin.
“Nuk luajmë kundër RB Leipzig për pikë, luajmë të përmirësohemi. Është stërvitje e duhur për ne. Shkojmë në Leipzig, për të ngrënë darkë sonte dhe festojmë kualifikimin për Ligën e Kampionëve”.
“Leipzig ka kulturë, marrin trajner, duan të luajnë në një mënyrë specifike, presion, të sulmojnë. Kjo është kultura e tyre. Synimi i trajnerit të ri është i qartë, lojtarët të hapin sytë, të luajnë në Ligën e Evropës, garë e madhe, para nga UEFA”.
Ndërsa, gjithashtu në konferencë për shtyp, Guardiola mohoi mundësinë e transferimit të Dani Olmos. /Gazeta Sinjali Sporti/