image Guardiola konfirmon transferimin e ri të skuadrës ende pa njoftuar klubi

Futboll

Guardiola konfirmon transferimin e ri të skuadrës ende pa njoftuar klubi

news image

Pep Guardiola ka konfirmuar transferimin e ri, pavarësisht se ende nuk është bërë njoftimi në faqen zyrtare të klubit anglez.

Manchester City ka arritur marrëveshje me Anderlecht për mbrojtësin e majtë, Sergio Gomez, për një shumë rreth 15 milionë euro, kishte bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano.

Trajneri spanjoll tani e ka konfirmuar këtë lëvizje dhe ka theksuar se ai do të jetë pjesë e skuadrës dhe nuk do të huazohet.

“Ai është një për momentin, Sergio do të jetë pjesë e ekipit të parë. Ai do të qëndrojë me skuadrën tonë dhe do të jetë me Joao Cancelo”, ka deklaruar Pep.

/GazetaSinjaliSport/