image Guardiola emocionohet kur fol për largimin e Agueros

Futboll

Guardiola emocionohet kur fol për largimin e Agueros

news image

Sulmuesi Sergio Aguero zhvilloi ndeshjen e fundit në Premierligë me fanellën e Manchester Cityt, raporton Sinjali Sport.

Edhe pse trajneri Pep Guardiola e la në stol argjentinasin, kur hyri në lojë në minutën e 65-të, arriti të shënojë dy herë brenda pesë minutave.

Ai me këta dy gola, theu rekordin e Wayne Rooney për më së shumti gola në Premierligë për një klub me 184 sosh.

Pasi festuan titullin, Pep Guardiola dha intervistë për Sky Sports, ku u emocionua shumë kur ishte duke folur për Agueron, sa nuk mundi t’i mbajë as lotët.

Tekniku spanjoll e cilësoi Agueron si të pazëvendësueshëm, derisa edhe e falënderoi.

Ndërkohë, Aguero thuhet se ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Barcelonën. /Gazeta Sinjali Sporti/