image Guardiola e krahason Augeron me sulmues të mëdhenj botëror

Futboll

Sport/ Guardiola e krahason Augeron me sulmues të mëdhenj botëror

news image

Trajneri i skuadrës së Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar shumë Sergio Augeron.

Sipas Guardiolas, Augero është një sulmues i nivelit të lartë dhe nuk ka ngurruar ta krahasojë atë me emra të mëdhenj të sulmuesve botëror.

Unë kurrë nuk kam parë një yll kaq të madh si ai të jetë kaq i përulur, aq qesharak, dhe është gëzim të punosh me të dhe si ai i pranon vendimet e mia kur ndonjëherë nuk funksionon për të”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Yjet e mëdhenj zakonisht nuk e pranojnë atë. Kam punuar me yje të tjerë që besojnë se ishin më të mëdhenj se Sergio kur nuk ishin dhe ata ishin më të vështirë për tu trajtuar”.

Ai më tutje ka thënë se nuk është e thjeshtë të gjesh një djalë me statusin e tij dhe atë që ka bërë në karrierën e tij me përulësi.

Në zonë ai është i jashtëzakonshëm, por unë kam pasur djem të tjerë që nuk ishin të këqij. Ronaldo braziliani, Romario, Eto’o – ata ishin një nga sulmuesit më të pabesueshëm që kam parë në jetën time, mund të bënin gjithçka. Sergio është sigurisht njëri prej tyre. Messi është pak më i madh se ata, por Sergio është njëri prej tyre”, citohet të ketë thënë trajneri i Manchester Cityt./Gazeta Sinjali/