image Guardiola: Do të jem një dështim nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve me Cityn

Futboll

Futboll/ Guardiola: Do të jem një dështim nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve me Cityn

news image

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka theksuar se do të konsiderohet dështim nëse ai nuk arrin të fitoj Ligën e kampionëve me Manchester Cityn.

“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve’”, tha Guardiola.

‘’Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, shtoi ai.

City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe janë eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit./ Gazeta Sinjali/