image Kryeministri britanik: Putin do të dështojë

Botë

Kryeministri britanik: Putin do të dështojë

news image

Duke folur në Konferencën e Konservatorëve Skocezë këtë të premte, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ishte më i bindur se kurrë se Vladimir Putin do të dështojë në Ukrainë.

Putin do të dështojë sepse në sipërmarrjen e tij katastrofike në Ukrainë ai nënvlerësoi në mënyrë fatale heroizmin dhe vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar. Ai nënvlerësoi unitetin Perëndimor. Dhe mes të tjerash, meqë jemi këtu, ai nënvlerësoi vendosmërinë e njerëzve të këtij vendi (britanikëve) për të ndihmuar”, tha Johnson.

Ai shtoi po ashtu se dërgimi i armëve të tjera mbrojtëse do ta pajisin Ukrainën me ndihmën e nevojshme kundër bombardimeve të pamëshirshme ruse.

/Gazeta Sinjali/