image Guardiola deklarohet pasi pa videon e Grealish i dehur rrugëve të qytetit: Do të dënohet sepse nuk më thirri

Futboll

Guardiola deklarohet pasi pa videon e Grealish i dehur rrugëve të qytetit: Do të dënohet sepse nuk më thirri

news image

Ylli anglez i Manchester Cityt, Jack Grealish, është parë i dehur rrugëve të qytetit Manchester së bashku me disa prej bashkëlojtarëve të tij, si Kyle Walker.

Mediet angleze raportojnë se Grealishi është kapur sërish i dehur dhe tashmë po qarkullon edhe një video teksa shihet i dehur.

Grealish për shkak të ndjekjes së jetës së natës edhe vitin e kaluar u dënua nga trajneri Pep Guardiola me mosgrumbullim për ndeshje e një gjë dënim i ri e pret sërish.

Megjithatë, sot trajneri spanjoll në konferencën për shtyp para ndeshjes me Brentford, që zhvillohet të mërkurën deklaroi se do t’i dënojë futbollistët për shkak se nuk e kanë ftuar në drekën që ata kanë dalur.

“Herën tjetër shpresoj të më ftojnë dhe ta bëjnë si duhet, të hajmë drekë në orën 20:00, të qëndrojmë të kthjellët. Nuk e pëlqej kështu dhe do t’i dënojë vetëm për shkak se nuk më ftuan”, deklaroi Guardiola me ironi.

Gjithashtu ishte raportuar se Grealish e ka kaluar natën me mbretëreshën e “Dominos” së “Mistress Estee”.

Grillishi është një nga futbollistët më të shtrenjtë në histori. Janë paguar 117.5 milionë euro për transferimin e tij nga Aston Villa te City.  /Gazeta Sinjali Sporti/