Pep Guardiola ka ironizuar se Manchester City do të luajë me 12 lojtarë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid të martën, transmeton Sinjali Sport.
Kampionët anglezë dhe spanjollë shkojnë ballë për ballë në Mançester në ndeshjen e parë të çerekfinales.
Guardiola pranon se do t’i duhet të krijojë një strategji të re për përballjen kundër skuadrës së Diego Simeone, por mund të marrë frymëzim nga ish-klubi i tij Bayern Munich, i cili aksidentalisht futi në fushë 12 lojtarë për një periudhë të shkurtër kundër Freiburg të shtunën.
“Në Ligën e Kampionëve unë gjithmonë e teproj”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp. Taktika të reja, nesër do të shihni një të re. Mendoj shumë, prandaj kam rezultate shumë të mira në Ligën e Kampionëve. Do të ishte e mërzitshme nëse do të luaja gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Nëse njerëzit mendojnë se luaj të njëjtën gjë kundër Atletico-s dhe Liverpool-it, kjo nuk më pëlqen. Lëvizjet janë të ndryshme, lojtarët janë të gjithë të ndryshëm me personalitete të ndryshme. Kjo është arsyeja pse mendoj shumë dhe krijoj taktika budallaqe. Sonte marr një frymëzim dhe do të bëj taktika të jashtëzakonshme nesër. Ne luajmë me 12 nesër!”, ka deklaruar Pep.