image Guardiola bën histori në futbollin anglez, vetëm Ferguson më i suksesshëm se spanjolli

Futboll

Guardiola bën histori në futbollin anglez, vetëm Ferguson më i suksesshëm se spanjolli

news image

Manchester City fitoi titullin e Premier Ligës në xhiron e fundit të sezonit 2021-22.

City mposhti në mënyrë dramatike skuadrën e Aston Villas me rezultat 3-2, duke u rikthyer nga disavantazhi prej dy golave.

Me këtë triumf, menaxheri i Man Cityt, Pep Guardiola ka shkruar historinë në futbollin anglez.

Spanjolli tashmë ka fituar titullin e katërt të tij të Premier Ligës, duke u ranguar tani vetë prapa Alex Fergusonit.

/GazetaSinjaliSport/