image Rrah ish të dashurën në mes të rrugës, nuk mund ta pranojë ndarjen nga ajo

Siguri

Rrah ish të dashurën në mes të rrugës, nuk mund ta pranojë ndarjen nga ajo

news image

Një person ka sulmuar fizikisht një femër në Gjakovë, dje afër një qendre tregtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), ka goditur viktimën dje në parkingun e një qendre tregtare.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se viktima është paraqitur dje në stacionin policor, dhe ka treguar se personi që e kishte goditur ka qenë ish i dashuri i saj.

Sipas Policisë, i dyshuari e kishte ftuar viktimën të hyjë në veturën e tij, por pasi ajo nuk ka pranuar, ai e ka goditur në fytyrë.

Viktima ka shpjeguar se me të dyshuarin ka qenë në lidhje dashurie për disa vite, por i njëjti nuk mund ta pranojë ndarjen, prandaj i shkakton asaj probleme të vazhdueshme.

Policia ka njoftuar se e kanë kërkuar të dyshuarin, por ende nuk është gjetur.

“Më datë 08.09.2020 rreth orës 20:00 në stacionin policor-Gjakovë është paraqitur viktima e cila deklaron se përderisa ishte duke qëndruar në parkingun e qendrës tregtare ETC, aty ka shkuar ish i dashuri i saj i cili pasi e kishte ftuar që të hyjë në veturën e tij, ankuesja nuk kishte pranuar dhe e kishte goditur me boks në fytyrë. Viktima po ashtu deklaron se ka probleme të vazhdueshme me këtë person pasi që me të ka qenë disa vite në lidhje dhe ai kurrsesi nuk e pranon ndarjen. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është kërkuar, por nuk është gjetur për momentin. Hetimet janë në vazhdim”, tha Xhurkaj.

/GazetaSinjali/