image Grupi Punues për përgatitjen e koncept-dokumentit për Vetting fillon punën, fton opozitën

Drejtësi

Grupi Punues për përgatitjen e koncept-dokumentit për Vetting fillon punën, fton opozitën

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka njoftuar sot filloi punën Grupi Punues për përgatitjen e koncept- dokumentit për Vettingun në Sistemin e Drejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ndërsa, në mbledhjen e fundit të Komisionit për Legjislacion kemi propozuar që një deputet i Opozitës të përfshihet në këtë Grup Punues. Deputetët e Opozitës, edhe pse e vlerësuan si veprim të mirë të Ministres së Drejtësisë, ftesën e saj për propozimin e një deputeti nga Komisioni, ata nuk ishin të gatshëm që të bëhen pjesë”, shkroi Rrustemi.

Si Komision për Legjislacion, tha ai, “i dhamë kohë Opozitës që deri në mbledhjen e radhës të dakordohen për deputetin që do të bëhet pjesë e Grupit punues për përgatitjen e modaliteteve për realizimin e Vettingut”. /Gazeta Sinjali/