image Hovenier kërkon të ndiqen rekomandimet e komisionit të Venecias për Vettingun, MD s’e përmend këtë pjesë në komunikatë

Drejtësi

Hovenier kërkon të ndiqen rekomandimet e komisionit të Venecias për Vettingun, MD s’e përmend këtë pjesë në komunikatë

news image

Ministria e Drejtësisë sot ka lëshuar një komunikatë për media pas takimit të ministres Albulena Haxhiu me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier ku është folur për sundimin e ligjit në Kosovë.

Por, në këtë komunikatë të shkurtër nuk janë përmendur fjalët kryesore të ambasadorit Hovenier.

Mesazhin e tij për Ministrinë e Drejtësisë dhe takimin, ambasadori Hovenier e publikoi në Twitterin e tij, duke rekomanduar kështu që të respektohen rekomandimet e komisionit të Venecias për vettigun në drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Republikën e Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ministrja Haxhiu duke i uruar mirëseardhje e informoi ambasadorin Hovenier, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim. Ambasadori Hovenier, e njoftoi Ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisja e mirë. Të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës”, është e gjitha që thuhet në komunikatë

Ndërsa në anën tjetër, Hovenier në Twitter ka shkruar se i ka dhënë mbështetje Haxhiut për “zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi penale dhe për vettingun”.

“Me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu diskutuam prioritetet e përbashkëta për forimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe dhunës në familje dhe gjithashtu mbështetjen e SHBA-ve për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi penale dhe për vettingun”, ka shkruar në Twitter ambasadori Hovenier.

/GazetaSinjali/