image Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit me pesë kërkesa ndaj nivelit qendror dhe atij lokal

Kosovë

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit me pesë kërkesa ndaj nivelit qendror dhe atij lokal

news image

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit ka bërë të ditur pesë kërkesa, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunës së Prishtinës.

Kërkesat janë:

1. Të anulohet Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Nr. Prot. A-76/2019 i datës 27.06.2019 me të cilin shfuqizohet vendimi i Komunës me të cilin palës i refuzohet kërkesa për dhënien e kushteve ndërtimore për Lagjen në Badovc.

2. Të anulohet Vendimi i Komunës së Prishtinës i datës 26.12.2019 për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e Lagjes në Badovc.

3. Të harmonizohen aktet nënligjore, që rregullojnë mbrojtjen e zonave ujore: Vendimi i Qeverisë se Kosovës 16/127 për Badovcin, Udhëzimin Administrativ për Normat Teknike te Planifikimit Hapësinor dhe Udhëzim Administrativ MMPH – Nr.28/2014 Për Zonat e Mbrojtura Sanitare, me Ligjin Nr. 04/l-147 Për Ujërat e Kosovës.

4. Të fillohen procedurat që zonën për rreth Liqenit te Badovcit ta shpallim peizazh të mbrojtur duke e bashkuar me Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë dhe në vendim te shënohet që ndalohen të gjitha llojet e ndërtimeve në këtë zonë.

5. Të ndalohet planifikimi i lagjeve dhe objekteve turistike në zonat për rreth liqeneve akumuluese dhe te merren masa të menjëhershme, për largimin e objekteve ilegale dhe legale qe janë ndërtuar brenda zonës se dytë mbrojtëse (210 metra) të liqeneve akumuluese.