image Grupi i njohur amerikan e ndërron emrin, kishte konotacion racist

Muzikë

Grupi i njohur amerikan e ndërron emrin, kishte konotacion racist

news image

Grupi i njohur muzikor amerikan i muzikës country, Lady Antebellum ka vendosur që ta ndërrojë emrin dhe ta bëjë “Lady A”, pasi fjala “Antebellum” kishte konotacion që lidhej me epokën e skllavërisë.

Trioja nga Nashville ka fituar deri tani 5 çmime Grammy dhe albumet e tyre janë renditur disa herë në top listën amerikane.

Sipas shpjegimeve, fjala “Antebellum” të cilën muzikantët e kishin pjesë të emrit të grupit, është përdorur për t’iu referuar periudhës dhe arkitekturës në jug të Shteteve të Bashkuara, përpara Luftës Civile.

Ata shpjegojnë se e morën emrin nga stili akitekturor dhe për këtë arsye ju vjen keq për shqetësimet që mund të kenë shkaktuar.

Përmes një deklarate në “Twitter”, Lady A shkruan se “janë syhapur ndaj padrejtësive, pabarazive dhe paragjykimeve me të cilat përballen çdo ditë afroamerikanët”. /Gazeta Sinjali/