Një grua nga fshati Kllodernicë të Skenderajt, deri ditën e djeshme po e mbante në shtëpi një armë automatike AK-47.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, Policia dje e ka bastisur shtëpinë e kësaj gruaje, ku kanë gjetur automatikun AK-47 të cilin e kanë konfiskuar, shkruan Sinjali.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurporit, ajo është liruar.
Policia njofton se rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Sinjali