Një grua me inicialet B.P., 35 vjeçare është arrestuar pasi që kishte rrahur një mësuese me inicialet H.L., 58 vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e lëndimeve, mësuesja kishte marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Kjo rrahje kishte ardhur për shkak se vajza e të dyshuarës kishte marrë vërejtje nga kjo mësuese në këtë shkollë.
E dyshuara për këtë vepër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri”, në Zaskok të Ferizajt./GazetaSinjali/