Rastet për dhunë në familje po shtohen çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Terder të Drenasit rreth orës 15:00, pasi një person ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/