image Gruaja qëllohet tri herë me revole, shoqja e saj e transmeton live në Facebook

Botë

Botë/ Gruaja qëllohet tri herë me revole, shoqja e saj e transmeton live në Facebook

news image

Një grua u qëllua befasisht me revole në SHBA, nga një preson i panjohur cili ndali veturën pranë saj. Mikesha që po e filmonte e transmetoi live në Facebook ngjarjen.

Videoja e filmuar nga mikesha e saj, shfaq viktimën duke ecur nëpër rrugët e Chattanooga në Tennessee.

Gjithçka dukej në rregull në fillim, ku viktima tregon fytyrën dhe bërtet, “kjo është shtëpia ime”. Por, situata ndryshon kur e kthen kokën pas, dhe një person që ishte brenda veturës e qëllon me tre plumba.

Nga frika se mund ta pësojë me jetë, autorja e videos fillon të vrapon në një zonë më të sigurtë, e viktima shihet duke qëndruar e shtrirë në rrugë e mbuluar në gjak.

Nuk dihet nëse viktima e këtij sulmi të pamëshirshëm ka shpëtuar./Gazeta Sinjali/