41 vjeçarja Armenda Velija që dyshohet se u vra me armë zjarri nga burri i saj, Bajram Velija 61 vjeçar, është nëna e këshilltares së kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, Diellza Hoti, shkruan Sinjali.
Mësohet se martesa e dytë e Armenda Velijajt ishte me Bajram Velijajn. Të dy kanë fëmijë nga martesat e tyre të para.
Armenda që u vra mbrëmë në Prizren, jo larg shtëpisë së burrit të saj, është nëna e Diellza Hotit.
Këtë, e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes postimeve në rrjetet sociale.
Bajram Velijaj është arrestuar dhe me urdhër të prkurorit është dërguar në mbajtje./Sinjali/