Një grua në Ohio u martua me personin që u dënua për vrasjen e vëllait të saj. Ajo tha se beson në pafajësinë e bashkëshortit të saj.
Gruaja shprehet se e do atë me gjithë zemër, shkruan dailymail.
Në fillim të këtij muaji, Crystal Straus nga Ohio, u martua me John Tiedjen pasi ky i fundit u lirua me kusht, në pritje të rigjykimit për vrasjen e vëllait të saj Brian McGary në prill të vitit 1989.
Tiedjen ishte 25 vjeç kur McGary u gjet i vdekur në apartamentin ku ata jetuan dhe mbajti 32 vjet burgim. Ai e pranoi se e vrau McGary në një akt vetëmbrojtjeje pas një marrje në pyetje intensive nga detektivët. /GazetaSinjali/