image Gruaja që iu hoq koka në Francë la një porosi të fundit për fëmijët e saj - Sinjali

Gruaja që iu hoq koka në Francë la një porosi të fundit për fëmijët e saj

news image

Në kishën “Notre Dame”, në Nice të Francës mëngjesin e sotëm u vranë tre persona, në mesin e tyre një grua, të cilës iu hoq koka.

Personi që e kreu këtë akt është në duar të policisë në Francë, edhe pse i njëjti u qëllua nga policia, bëhet e ditur se ende është gjallë dhe se është dërguar nga organet e rendit në spital.

Gazetari dhe shkrimtari Lorenzo Tosa, ka publikuar një shkrim në rrjetin social “Facebook” ku shkruan për fjalët e fundit të gruas, që ishte viktimë e dorës së kriminelit sot në Francë.

Ajo në minutat e fundit të jetës së saj kishte lënë porosi që fëmijëve të saj t’u thonin se ajo i do.

Shkrimi i plotë i gazetarit:

“Thuaju fëmijëve të mi se i dua”.

Ajo arriti t’i shpëtonte vrasësit dhe të ikte me forcën e fundit në një lokal, por plaga e saj në fyt ishte shumë e thellë.

Kushdo që e ndihmoi atë në momentet e fundit të jetës, gruaja sapo gjeti kohë për të adresuar këtë mendim të fundit të dashurisë për fëmijët e saj.

Nuk ka fjalë për këtë tmerr, i cili ndodhi në një vend simbol të paqes: një kishë.

Nuk ka pengesa ideologjike ose teologjike që mund të na ndajnë.

Nuk ka luftë midis feve.

Bota nuk është e ndarë midis të krishterëve dhe myslimanëve, por midis terroristëve dhe kriminelëve.

Sot, sidomos në një moment kaq dramatik, të gjithë jemi me Francën dhe francezët./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: