image Gruaja i vdiq nga COVID-19, babai kosovar i 7 fëmijëve detyrohet t’ia jap foshnjën një familjes

Sociale

Gruaja i vdiq nga COVID-19, babai kosovar i 7 fëmijëve detyrohet t’ia jap foshnjën një familjes

news image

Sot në emisionin e mëngjesit në Abc u trajtua historia e trishtë e Jeton Nimanit, i cili humbi të shoqen pak muaj më parë për shkak të koronavirusit. Gruaja e tij ishte shtatzënë dhe u detyrua të sillte në jetë foshnjën para kohe, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë më pas.

Jetoni tregoi se kujdesi ndaj shtatë fëmijëve pa ndihmën e gruas është shumë i vështirë. Ai tha se gruaja e tij ishte infektuar në një rast familjar dhe se gjatë ditëve të para kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Por pas tetë ditësh, e kishin dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas drejt Prishtinës, ku dhe ndërroi jetë.

Pasi dy tre ditësh e kapën ethet, pastaj bëmë një test COVIDI. Mua më doli negative kurse asaj pozitiv. Ka qenë në gjendje stabil, nuk ka qenë kurrë te mjeku. Pasi doli pozitiv, e çova në vizitë dhe infektologu tha se duhet kujdes me ushqimin dhe të mirëmbahet me hapa. Kaluan 8 ditë pa problem, as më frymëmarrjen. Vëllai i shoqes time e mori dhe e drejtoi për në spitalin rajonal të Pejës.”, tha Jetoni.

Më tej, ai sqaroi se foshnjën që erdhi në jetë nuk e ka dhënë për birësim por për të po kujdeset një familje, me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet komunës së Istogut. Ai thotë se gjendja ekonomike e vështirëson më tepër mundësinë për t’u përkujdesur për fëmijët.

“E kam shumë të vështirë për t’i mbajtur fëmijët pa nënë, siç e kam thënë dhe mendoj se njeriu është jetim pa nënë dhe jo pa babë. Foshnjën e vogël e kam strehuar në strehimore te disa familjarë në duar të mira. Më kanë orientuar se është një familje afër meje, e cila kujdeset për fëmijë që iu kanë ndodhur kësi lloj rastesh.”, tha ai. 

/GazetaSinjali/