Për herë të parë në Kuvendin e Serbisë pritet të jetë një deputete me mbulesë.
Bëhet fjalë për Misala Pramenkoviq, e cila ka dalë në listën e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit.
Ndërkohë që pritet që Komisioni Zgjedhor i Serbisë të tregojë saktësisht për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe të kuptohet nëse e njëjta do të jetë e Parlamentit.
Madje kryetari i kësaj partie, Muamer Zukorliq tha se beson që do të kenë tre përfaqësues në Parlament.
“Sa i përket deputetes Misala Pramenkoviq, ajo është e tretë në listë dhe pritet që ajo të zgjidhet. Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte që ajo është e mbuluar. Nga këndvështrimi im, kjo nuk është e çuditshme, njerëzit zgjedhin përfaqësues dhe më pas ata renditen”, tha ai./GazetaSinjali/