image Gruaja e Joe Biden do t’i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore

Botë

Gruaja e Joe Biden do t’i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore

news image

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike për të hequr një objekt të vogël nga këmba e saj e majtë, njoftoi zëdhënësi Michael Larosa.

Gruaja e Presidentit, Jill Biden 70 vjeçare, shkeli mbi një objekt ndërsa po shëtiste në plazhin në Hawaii fundjavën e kaluar, shtoi Larosa.

Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, do të jetë vendi ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore, transmeton Gazeta Sinjali.

Larosa ndër të tjera shtoi se edhe Presidenti Joe Biden do ta shoqërojë gjatë kësaj procedure. /GazetaSinjali/