Aktorja shqiptare, Branka Petriq dhe bashkëshorti i saj i ndjerë (po ashtu aktor) Bekim Fehmiu ishin të martuar për gati pesë dekada dhe ishin ndër çiftet më të përfolura.
“Kemi kaluar momente të shkëlqyera dhe të tmerrshme, por ajo që ishte konstante, si një spirancë, ishte dashuria jonë. Dhe ajo, aspak patetikë, mbeti deri në fund të jetës sonë. Kemi pasur qetësi dhe stuhi, ngritje dhe zbritje në jetë, e cila zgjati gati pesëdhjetë vjet”, ka deklaruar Branka, e cila me aktorin shqiptar ka dy djem, Uliksin dhe Hedonin, transmeton ‘espresso.rs’.
Megjithatë, një e shtënë me armë ka ndryshuar gjithçka në jetën e tyre. Bekimi ka kryer vetëvrasje në vitin 2010 në apartamentin e çiftit në Beograd.
“Ato ditë të fundit, Bekimi ishte i njëjtë dhe asgjë nuk tregonte se tragjedia ishte në ‘prag të derës’. Një ditë më parë, luajta në shfaqjen ‘Ashtu është duhur të jetë’, në të cilën personazhi kryesor kryen vetëvrasje me armë. ‘Çfarë ironie?’. Të nesërmen kemi qenë së bashku në shtëpi, dhe rreth orës 14 i kam thënë Bekimit se po shkojë te floktarja. Më përcolli deri te dera dhe më pyeti a kam shfaqje sot. Iu përgjigja që jo dhe i thashë që tërë mbrëmjen do të jemi së bashku, dhe ai më përqafoi. Me asgjë nuk e ka vërejtë se do të jetë kjo hera e fundit që do ta shoh të gjallë në jetën time”.
Detajet e aktit i mori vesh në momentin kur u kthye nga floktarja, ndërsa u ballafaqua edhe me momentet e para të pas vetëvrasjes së aktorit.
“Kam hyrë në dhomën e punës, ku gjendet një bibliotekë dhe një kompjuter. Bekimi ishte shtrirë në një karrige ngjyrë vishnje, e cila ishte e mbuluar plotësisht me një çarçaf të bardhë. ‘Shih çfarë flokë kam tani’ i thashë gjersa iu afrova atij duke pritur si gjithmonë komentin e Bekimit, por nuk kishte asnjë përgjigje. Madje, e pyesja veten se pse e mbulonte kokën me çarçaf të bardhë. Në tryezë, përkrah kompjuterit kishte vendosur letërnjoftimin, patentën e shoferit dhe armën. Aty ishte edhe në letër që më kishte drejtuar pas vetëvrasjes, ku kishte shkruar edhe për të bijtë dhe vëllezërit e tij. Unë mendoj se e kishte mbuluar veten me rastin e vetëvrasjes në mënyrë që ne mos të përjetojmë tronditje dhe muret mos të zhyteshin. Çfarë vdekje estetike. Ai gjithçka e kishte llogaritur”, tha ndër të tjerash Branka, duke e përshkruar momentin më të vështirë të jetës.
Ajo e zbuloi se çka kishte shkruar edhe në letrën e lamtumirës.
“Letra ishte e shkruar me një bukurshkrim, që mund të ndodh që e ka shkruar edhe më herët dhe në të tregonte se na donte shumë dhe po shkon shumë i qetë e i vendosur. Nuk deshi që për këtë ta njoftojmë publikun dhe që as lamtumira të jetë publike. Mënyra se si shkoi nga kjo botë dhe e tërë ajo që ndodhi, tregon se ai nuk frikësohej nga vdekja”, tha Branka.
Megjithatë Branka kishte mbledh forcë që atë nga kjo botë ta përcjellë siç e meritoi. Thotë që nuk e kishte aspak lehtë. Ngushëllimin e gjeti në kujtimet dhe ditët e mira që i kaloi me të, ndërsa qetësuesit i patën ndihmuar që ta përballonte dhembjen./Gazeta Sinjali/