Gruaja e Astrit Deharit, aktivistit të vdekur të Vetëvendosjes, Arta Dehari, ka folur pas marrjes së raporit të ekspertizës nga Instituti Zviceran për vdekjen e tij.
Ajo ka thënë se drejtësia duhet të bie në vend.
“Unë besoj që drejtësia duhet me u marrë këtë punë dhe drejtësia duhet me ra në vend. Sidoqoftë, s’ia patëm kurrkujt këtë…”, ka thënë Arta Dehari, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas kësaj fjalie, ajo nuk ka mundur të flas, duke u ndalur nga lotët.
Prindërit e Astirt Deharit kanë thënë se raporti të cilin e kanë marrë sot konstaton se djali i tyre është vrarë më 5 nëntor të vitit 2016. /Gazeta Sinjali/