image Grida Duma flet nga skena e sulmit në Kavajë: Njëri nga autorët është drejtor policie

Shqipëri

Grida Duma flet nga skena e sulmit në Kavajë: Njëri nga autorët është drejtor policie

news image

Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur në lidhje me sulmin që ndodhi sot në Kavajë, ku u plagos sekretari i PD-së për këtë qytet, Bledar Okshtuni.

Duma dënoi ngjarjen e rëndë, ndërsa akuzoi 3 autorët e dyshuar, se janë aktivistë të PS-së. Mes të tjerash Duma tha se PD nuk do ta lërë me kaq këtë çështje.

“Është në mbrëmje e trishtë për Shqipërinë, për demokracinë. Kjo nuk është më mënyrë më e mirë që duhet të zhvillohen zgjedhjet. Rama e ka humbur drejtimin prej 8 vitesh. Tani që e ka kuptuar humbjen, shkon në dhunë. Ne nuk do ta lëmë në heshtje, këtë ngjarje të rëndë të plagosjes së sekretarit të PD-së për Kavajën”, ka thënë ajo.

“Ka qenë brenda në zyrë. Janë futur tre persona brenda. Këtu kemi forca policie. Dyert janë mbyllur tani. Pak më parë e pashë situatën. Është Bledar Okshtuni ai që është plagosur. Autorët janë aktivistë të Partisë Socialiste, nëse doni që të jenë çunat e tezes së Ramës. Ata janë: Ndriçim Jonuzi, tjetri është Markel Shtylla, drejtor policie dhe Dorian Troplini. Ç’rëndësi ka nëse ishin me uniformë apo jo. Janë aktivistë të Partisë Socialiste. Erdhën në rrugë, krijuan pretekse sherri, hiq makinën mos e hiq makinën. Kjo është një ngjarje politike krejtësisht”, theksoi ndër të tjera Duma./Gazeta Sinjali/