image Greva e stafit civil ia pamundëson Qeverisë mbajtjen e mbledhjes

Kosovë

Greva e stafit civil ia pamundëson Qeverisë mbajtjen e mbledhjes

news image

Të premten me datë 15 janar, me fillim nga ora 08:30, Qeveria e Kosovës planifikonte të mbante një mbledhje. Por greva që ka nisur sot nga stafi civil, ia pamundësoi një gjë të tillë, mëson Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se stafi civil ia ka bërë të ditur Qeverisë se do të hyjë në grevë 1 javë më parë, ani pse këshilltarja Antigona Baxhaku, sot përmes telefonit tha se nuk kanë pranuar kërkesë të tillë.

Sinjali ka siguruar gjithashtu vendimin e Këshillit Grevist, që ka shkuar në adresë të kryeministrisë.

Greva po mbahet për shkak të pakënaqësive të stafit, që sipas tyre, kanë edhe ankesa lidhur me organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit.

Këshilli i ka drejtuar letër kryeministrit më datë 6 janar, me paralajmërimin se “nëse nuk përgjigjet deri më 14 janar do të hyjnë në grevë”.

Në rast të mos-përgjigjes nga ana juaj deri më 14.01.2021, ne do të konsiderojmë që ju keni refuzuar kërkesën tonë për fillimin e procedurës për ndërmjetësim dhe si pasojë ne do të fillojmë grevën”, thuhet ndër tjera në letrën e siguruar nga Sinjali.

Vedimi i punëtorëve brenda Zyrës së Kryeministrit, është marrë përmes votimit të fshehtë.

/Gazeta Sinjali/

Stafi civil i Zyrës së Kryeministrit futen në grevë