image Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë

Bota e Yjeve

Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë

news image

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli, njëkohësisht edhe vajza e këngëtares së njohur Shkurte Fejza, është bërë nënë për herë të parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gresa mbrëmë është bërë nënë e një djalit të cilin e ka quajtur, Diell.

Kështu ka bërë të ditur babai i saj, Hajrushi, që përmes një postimi në Facebook ka uruar vajzën e tij, Gresën për lindjen e djalit.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.  Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/