image Greqia mirëpret turistë edhe këtë verë

Rajon

Rajon/ Greqia mirëpret turistë edhe këtë verë

news image

Greqia do t’i mirëpresë vizitorët këtë verë, por që rregullat e mbajtjes së distancës fizike do të jenë në fuqi.

Sipas ministrit grek të Turizmit, Harry Theocharis, kjo do të bëhet si mënyrë për të mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi.

“Duam që njerëzit të vijnë në Greqi…Natyrisht se do të bëjmë parapërgatitje sa i përket kërkesave para udhëtimit, por edhe sa i përket natyrës së udhëtimeve dhe mënyrës së qëndrimit. Rregulli i distancës fizike do të zbatohet”, ka thënë ai për BBC.

Ministri grek ka thënë se vendi i tij ka hapur dyert për turistë për “më tepër se 50 vjet” dhe “ne duam që të vazhdojmë të tregojmë mikpritje dhe për këtë jemi shumë të njohur”.

Ai ka shtuar se vizitorët duhet të ndjehen të sigurt në Greqi vend që do të ndërmarr masa strikte paraprake./Gazeta Sinjali/