Richard Grenell ka reaguar ndaj gazetarit britanik, i cili ka shkruar lidhur me takimet e djeshme në Washington mes Thaçit dhe Vuçiq, duke thënë se njerëzit e Trumpit dhe emisari për dialog, Richard Grenell do të donin të shpejtonin për një marrëveshje të madhe mes dy vendeve.
Tim Judah në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se njerëzit e Trump dhe Richard Grenell po dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje sa më të shpejtë mes dy shteteve, Kosovë-Serbi.
“Richard Grenell dhe njerëzit e Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe”, ka shkruar Judah, duke thënë se Thaçi është një president “rosakë i gjymtuar”.
Për këtë ka reaguar emisari special, Richard Grenell dukë thënë se ai është gabim.
“Ju nuk e dini për çfarë po flisni. Askush nuk po lëvizë shpejt dhe nuk ka asnjë marrëveshje madhështore. Ju po krijoni gjëra”, ka shkruar Grenell.
Judah kishte thënë se në takimin e djeshëm mes Thaçit dhe Vuçiq është afruar një pikë ngërçi në këtë dialog./Gazeta Sinjali/
Wrong. You don’t know what you are talking about. No one is trying to move quickly and there is no grand deal. You are making stuff up. @timjudah1 https://t.co/TX2b3Y6a6R
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 3, 2020