image Grenell uron presidentin Biden pas betimit të tij: Ne duam që ai të jetë i suksesshëm

Botë

Grenell uron presidentin Biden pas betimit të tij: Ne duam që ai të jetë i suksesshëm

news image

Ish-emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell e ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Grenell përmes një postimi në Twitter tha se duan që Biden të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin amerikan më të fortë.

“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë. Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, shkroi Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1351935095066697728?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1351935095066697728%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frichard-grenell-uron-joe-bidenin-pas-betimit-si-president-i-shbase%2F

/Gazeta Sinjali/