image Grenell: Pse një punonjës e telefonon Kurtin dhe jo Sekretari i Shtetit apo Presidenti

Politikë

Grenell: Pse një punonjës e telefonon Kurtin dhe jo Sekretari i Shtetit apo Presidenti

news image

Ish-emisari i Presidentit të ShBA-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell ka reaguar pasi këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve serbe më 3 prill.

Grenell ka pyetur se pse një punonjës e telefonon kryeministrin Kurti dhe jo Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacionale apo Presidenti i SHBA-së.

Pse një punonjës e telefonon kreun e shtetit. Pse nuk po e telefonojnë Kurtin, Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacional apo Presidenti? Kosova meriton më shumë respekt”, ka shkruar Grenell.

GazetaSinjali/