image Grenell: Ta lëmë mënjanë politikën, populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizim ekonomik

Politikë

Grenell: Ta lëmë mënjanë politikën, populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizim ekonomik

news image

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, ka deklaruar se do të angazhohet për të rinjtë të cilët kërkojnë karrierë dhe lidhje me Perëndimin.

Në një mesazh të publikuar në Twitter, Grenell ka theksuar se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për ta ringjallur ekonominë.

“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për ta ringjallur ekonominë. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar. Dhe unë do të ju përkhrahë. Le ta lëmë mënjanë politikën!”, ka shkruar ai.

Këto deklarata Grenell i bëri në prag të takimit mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet nesër në Washington. /Gazeta Sinjali/