Sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë sinagogës në qendër të Vjenës, ku sipas informacioneve të para një sulmues ka qëlluar në drejtim të policit që po ruante sinagogën dhe i cili është në gjendje kritike për jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë incident, përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar përmes një postimi në Twitter.
“Ne lutemi për sigurinë dhe qetësinë në Vjenë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Ndërkohë që policia në Vjenë po urdhëron publikun të qëndrojë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik ndërsa po merret me incidentin./Gazeta Sinjali/