image Grenell për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi: Trump donte t’mos luftohej politikisht gjatë gjithë kohës

Politikë

Grenell për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi: Trump donte t’mos luftohej politikisht gjatë gjithë kohës

news image

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka treguar se çfarë kishte thënë ish-presidenti amerikan, Donald Trump, para nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Washington më 4 shtator të vitit 2020.

Ai ka deklaron se Trump ka thënë se duhet të fokusohet te ekonomia.

“Kur unë u mora me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë ne patëm katër marrëveshje ekonomike. E fundit ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ishte prej presidentit Donald Trump që thoshte të përqendrohemi tek ekonomia dhe të mos luftojmë politikisht gjatë gjithë kohës. Ai beson se mund të rrisni ekonominë, që të ju jepni të rinjve punë, që të përmirësoni jetën tuaj”,ka thënë Grenell në televizionin Syri.

/GazetaSinjali/