image Grenell: Taksa duhet të hiqet, politika e SHBA-së është e qëndrushme pavarësisht kush është në detyrë

Kosovë

Intervistë/ Grenell: Taksa duhet të hiqet, politika e SHBA-së është e qëndrushme pavarësisht kush është në detyrë

news image

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenel,i pyetur për kryeministrin Kurit, ka thënë se populli i Kosovës do ta zgjedhë qeverinë e vet dhe për këtë SHBA-të nuk do të përfshihen në politikë.

“Shtetet e Bashkuara do t’i zgjedhin politikat e veta dhe politika jonë është shumë e qëndureshme, pavarësisht kush është në detyrë”, ka thënë ai.

Grenell ka thënë se SHBA beson se taksa është duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës.

“Taksa duhet të hiqet, sepse ne besojmë se taksa 100 për qind që e ka Kosova është duke e dëmtuar ekonominë tuaj. Ne po përpiqemi ta ndihmojmë Kosovë, ta ndihmojmë Serbinë, tërë rajonin, për ta krijuar një zonë apo rajon që ka vende pune dhe shpresë për të rinjtë”, ka thënë Grenell në Pressing.

Grenell ka thënë se SHBA besonse taksa ishte duke e dëmtuar popullin e Kosovës.

“Duam që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe puna jonë dypalëshe. Ne besojmë se taksa duhet të largohet pa mëdyshje dhe menjëherë, sepse po e lëndonte popullin e Kosovës. Nuk është duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik, që është qëllimi ynë, prandaj ne ishim duke u siguruar që të gjitha agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara do ta përkrahnin atë politikë” ka theksuar Grenell../Gazeta Sinjali/