image Grenell për Kurtin: Kishte një politikë në kundërshtim me politikën e SHBA-së

Politikë

Grenell për Kurtin: Kishte një politikë në kundërshtim me politikën e SHBA-së

news image

Emisari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar politikën e ish-kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, teksa thekson se ishte në kundërshim me politikën e SHBA-së.

“Albin Kurti kishte shumë mundësi të punonte me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ai vendosi që nuk e dëshiron këtë, sepse ai e kishte një politikë që ishte në kundërshtim me politikën tonë. Ai do të mund të provonte të shkonte përpara dhe të thoshte se politika e tij është më e mirë. Nuk do të zgjatem. Kjo është e tëra që do të them për Kurtin”, është shprehur Grenell në një intervistë për T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke folur për taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, Grenell thotë se SHBA e kishte  një politikë shumë të thjeshtë, që ishte: “nëse ka taksa dhe reciprocitet nga cilado qeveri në Kosovë, ne nuk do të ishim në gjendje ta ofrojmë përkrahjen tonë financiare, sepse ne menduam se ishte diçka e çuar dëm. Kjo nuk kishte të bënte asgjë me zotëri Kurtin apo me ndonjë qeveri tjetër. Ishte politikë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që ta pezullojmë përkrahjen tonë përderisa Kosova kishte politika që e dëmtonin vetë atë”.

“Ne nuk kërkuam asgjë tjetër, përpos që thamë se nëse ju e dëshironi përkrahjen tonë, atëherë nuk mund të keni taksë 100 për qind dhe reciprocitet”, është shprehur Grenell ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/