image Grenell: Kurti më shikoi në sy dhe më tha se do ta largojë taksën 100%

Kosovë

Deklaratë/ Grenell: Kurti më shikoi në sy dhe më tha se do ta largojë taksën 100%

news image

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti  para zgjedhje të 6 tetorit kishte thënë se do ta largojë taksën 100 përqind ndaj Serbisë.

“100% po. Ai më shikoi në sy dhe më tha se do ta largojë taksën”, ka thënë Grenell për T7.

“Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” ka shtuar Grenell.

Kujtojmë se Grenell kishte reaguar pas vendimit të kryeministrit Kurti për ta larguar pjesërisht taksën ndaj Serbisë duke thënë se po bën një gabim serioz./Gazeta Sinjali/