“Mendoj se nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë befasi, të cilat janë gjithmonë të mira” ishin fjalët e të dërguarit të posaçëm nga Shtetet e Bashkuara për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell për “Newsmax”.
“Befasitë bëjnë presion në të dy palët që të bëjnë më shumë dhe që të krijojnë më shumë. Pra, kemi shfaqur disa befasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte shumë e befasuar. Ndonjëherë shtihen para mediave se kjo është befasi më e madhe se që është. Të dyja palët janë njoftuar dhe mendoj që kemi realizuar përparim dhe shpresoj për zgjidhje”, tha Grenell, pas ditës së parë të bisedimeve në Washington ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Kujtojmë se, ky është takimi i dytë i thirrur nga Washingtoni për këto dy shtete fqinje. /GazetaSinjali/