image Grenell mohon akuzën se ka informacione për donacionet ruse në SHBA, reagon Trump - Sinjali

Grenell mohon akuzën se ka informacione për donacionet ruse në SHBA, reagon Trump

news image

Anëtari i Kongresit Amerikan, Ted Lieu, përmes një postimi në Twitter, drejtuar presidentit Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell, për donacionet ruse në SHBA, tha se këta të dy po bien ndesh me njëri tjetrin sa i përket deklaratave.

“Richard Grenell tha se ai nuk ka dëgjuar kurrë për informacionet ruse lidhur me donacionet, dhe jo se ai nuk ka gjetur informacione aq kredibile sa për t’i raportuar ato”, ka shkruar Lieu.

Por reagimi i Grenellit ka qenë i menjëhershëm duke e mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë, mjaft politizove me Agjencinë e Intelegjencës, unë e kam lënë atë para 4 javësh.

Teksa, presidenti Donald Trump, përmes Twitterit, ka shkruar se kompania Intel e ka njoftuar se nuk kanë gjetur informacione kredibile sa i përket donacioneve ruse.

“Intel sapo më njoftoi se nuk ka gjetur informacion të rëndësishëm për të më raportuar mua, me siguri kjo është një tjetër fabirikim i Rusisë ose fakenews.”, ka shkruar Trump./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin