Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon vendi.
Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.
“Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike është problem serioz”, ka shkruar Grenell.
. @albinkurti should reverse his decision to reject a U.S. and European gas pipeline.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 28, 2021
Kosovo’s energy crisis is a serious problem.
Më herët ka reaguar edhe kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për të ndihmuar Kosovën, që të paktën të mos ketë mungesë të energjisë elektrike në netët e vitit të ri. /GazetaSinjali/